Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka paralajmëruar të hënën Perëndimin se një konflikt i drejtpërdrejt mes Rusisë dhe NATO-s do të nënkuptonte se bota është një hap larg Luftës së Tretë Botërore.
Ai ka shtuar se një skenar të tillë nuk do ta dëshironte askush, raportoi Reuters.
Putini shpesh ka paralajmëruar për rreziqet e luftës bërthamore, por thotë se kurrë nuk e ka ndierë nevojën për t’i përdorur ato në Ukrainë.
Presidenti francez Emmanuel Macron muajin e kaluar tha se nuk mund të përjashtonte vendosjen e trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen.
Me këtë deklaratë të Macronit dhe mbi pyetjen e Reutersit lidhur me rreziqet dhe mundësinë për një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, Putini u tall, duke thënë: "Gjithçka është e mundur në botën moderne".
"Është e qartë për të gjithë se kjo do të jetë një hap larg nga Lufta e Tretë Botërore në shkallë të plotë. Mendoj se vështirë se dikush është i interesuar për këtë", ka thënë Putini.
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini i shqetësuar për rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
-
Trumpi thotë se lufta në Ukrainë mund të çojë në një luftë të tretë botërore
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Putini s’sheh rrezik për përdorimin e armëve bërthamore