Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar të mërkurën se shteti i tij do t’i arrijë qëllimet ushtarake në rajonin e Donbasit në Ukrainë.
Putini ka thënë po ashtu se arritja e këtyre qëllimeve do t’ua përmirësojë jetën njerëzve atje.
Gjatë një fjalimi të mërkurën, Putini ka thënë se Moska ka qenë e detyruar që të nisë këtë “operacion ushtarak” në Ukrainë për shkak të “tragjedisë” që po ndodhte në Donbas, raporton BBC-ja.
“E kam thënë këtë që në fillim, qëllimi i këtij operacioni është që të ndihmohen njerëzit për të jetuar në Donbas”, ka thënë Putini.
Duke iu drejtuar një vajze që iu bashkua takimit nga Sevastopoli, Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, Putini tha se do ta përmirësojnë jetën në Ukrainë.
"Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë - ashtu siç u ndodhi juve në Sevastopol”, ka thënë Putin.
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini paralajmëron ta zgjerojë ofensivën në Ukrainë nëse bisedimet e paqes dështojnë
-
Putini zotohet ta marrë Donbasin me çdo mjet
-
Putini e sheh planin e paqes si pikënisje, i kërkon Ukrainës të tërhiqet
-
Putin: U vërtetua se kishim të drejtë ta sulmonim Ukrainën