Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se dëshira e popullsisë së Donbasit dhe Novorosisë për të lidhur të ardhmen e tyre me Rusinë ka treguar se vendimet e marra në shkurt të vitit 2022 për ta sulmuar Ukrainën ishin të sakta.
Ai bëri këto deklarata gjatë hapjes së një takimi me komandantët e grupeve të forcave në Shën Petersburg, raporton agjencia TASS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutin theksoi se fakti që banorët e “atyre rajoneve votuan në masë për të ardhmen e tyre brenda Rusisë” konfirmon drejtësinë dhe kohën e duhur të vendimeve të marra në fillim të luftës.
Presidenti rus gjithashtu kujtoi se 30 shtatori shënoi “Ditën e Ribashkimit” të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luganskut, si dhe të pjesëve të Zaporizhia dhe Kherson me Federatën Ruse.