Një roje sigurie që punonte për Ambasadën britanike në Berlin është deklaruar fajtor për dhënien e materialeve sekrete një atasheu ushtarak rus.
David Smith, 58 vjeç, përballet me 14 vjet burgim pasi pranoi se kishte kaluar informacione në lidhje me stafin dhe strukturën e Ambasadës britanike dhe materiale të tjera sekrete midis majit 2020 dhe gushtit 2021, raportoi The Guardian.
Roja u kap në një operacion dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar nga Gjermania në prill për t'u ndjekur penalisht sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare.
Një hetim i përbashkët nga shërbimet gjermane dhe britanike të sigurisë arriti në përfundimin se ai i kishte shitur informacion Rusisë që nga pranvera e vitit 2020.
Sipas prokurorisë, Smith ndau me gjeneralmajorin Sergey Chukhurov, atasheu ushtarak rus, identitetet, adresat dhe numrat e telefonit të shërbyesve civilë britanikë.
Nga bastisja në apartamentin e Smithit doli se ai kishte bërë fotografi të kartelave të stafit të sigurisë, tabela organizative dhe video që zbulonte planimetrinë e ndërtesës.
Edhe
Dënohet me mbi 13 vjet burgim burri që spiunonte për Rusinë nga Ambasada britanike në Berlin
Po ashtu, zbuloi emaile dhe dokumente të shënuara me “sekrete”.
Gjyqi ku do të paraqiten faktet për të përcaktuar dënimin e tij pritet të mbahet në shkurt vitin e ardhshëm. Smith do të mbahet në burg deri pas marrjes së vendimit.