Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dënohet me mbi 13 vjet burgim burri që spiunonte për Rusinë nga Ambasada britanike në Berlin

Një spiun në Ambasadën britanike të Berlinit, i cili i shiti sekrete Rusisë, është dënuar me 13 vjet e dy muaj burgim.

David Smith, 58 vjeç, u përpoq të dëmtonte interesat e Britanisë duke kaluar detaje të ambasadës dhe stafit të saj për pagesa në para.

Duke e dënuar atë gjykata tha se Smithi "i kishte vënë njerëzit në rrezik maksimal".

Policia e Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar veprimet e Smith si "të pamatur dhe të rrezikshme".

Ata kanë zbuluar se si spiuni u kap në një hetim "të shquar" që përfshin dy agjentë të rremë rusë që punonin për shërbimet britanike të sigurisë.