Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Punonjësi i ambasadës britanike në Gjermani akuzohet për spinuazh

Një punonjës sigurimi në ambasadën britanike në Berlin i cili akuzohet për spiunazh për Rusinë, po pwrballet me akuza për nëntë vepra sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare, ka thënë Policia e Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën, raporton BBC.

David Smith, 57 vjeç, një shtetas britanik, u ekstradua nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën dhe do të paraqitet në gjykatën e Westminster Magistrates të enjten, ka bërë të ditur secila e Policisë, Scotland Yard.

Smith, i cili kishte jetuar në Potsdam, Gjermani, akuzohet për shtatë vepra të mbledhjes së informacionit me qëllim dërgimin e tij tek autoritetet ruse, një për tentativë komunikimi dhe një për dhënie informacioni një personi që ai besonte se ishte anëtar i Rusisë.

Veprat e supozuara janë kryer midis tetorit të vitit 2020 dhe gushtit të vitit 2021.