Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një ushtarak gjerman po akuzohet se spiunoi për Rusinë

Një rezervist i Ushtrisë gjermane është duke u gjykuar për pretendimet se ai ka vepruar si spiun i Rusisë për gjashtë vjet, raporton BBC.

Ralph G. 65-vjeçar akuzohet se i ka dërguar informacione inteligjencës ruse nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Prokurorët kanë thënë se ai ka shpërndarë detaje për Ushtrinë e Gjermanisë dhe po ashtu të dhëna personale për zyrtarët e lartë.

Ralph G. nuk është deklaruar në gjykatë të enjten dhe ka thënë se do të bëjë një deklarim në seancën e radhës më 1 shtator.

Nëse shpallet fajtor, ai do të dënohet me 10 vjet burgim.

Edhe Arrestohet një francez në Rusi, dyshohet për spiunazh Botë Arrestohet një francez në Rusi, dyshohet për spiunazh

Mediumet gjermane kanë raportuar se Ralph G ishte nënkolonel në ushtri. Në karrierën e tij si civil, ai kishte punuar si menaxher i shitjes në një kompani ndërkombëtare të inxhinierisë, e po ashtu ishte pjesë e disa komiteteve biznesore civile.

Pretendohet se ai ka rrjedhë informata të ndjeshme.