Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) ka zbuluar një tradhtar të dyshuar në radhët e veta.
Sipas informacioneve të gazetës gjermane FAZ, ekziston dyshimi se një punonjës i shërbimit të jashtëm gjerman ka spiunuar për Rusinë.
Shtetasi gjerman i quajtur Carsten L. raportohet të ketë marrë informacione sekrete shtetërore dhe t’i ketë përcjellë ato tek shërbim inteligjent rus.
Ky punëtor është arrestuar të mërkurën dhe është duke u mbajtur në paraburgim.
Hetuesit kanë kontrolluar banesën dhe vendin e punës të të akuzuarit, teksa nuk janë dhënë detaje për punën specifike të tij në BND.
Artikuj të ngjashëm
-
Agjenti gjerman i ofroi Rusisë informacione sekrete
-
Gjermania padit për spiunazh amerikanin që i ofronte Kinës informacion të ndjeshëm
-
Gjermania arreston amerikanin që dyshohet se spiunoi për Kinën
-
Gjermania arreston tre spiunë që përcillnin një ukrainas
-
Arrestohet një francez në Rusi, dyshohet për spiunazh