Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Publikohen pamjet kur nisi zjarri në dasmën irakiane

Autoritetet irakiane kanë publikuar pamjet e ceremonisë së dasmës që u shndërrua në tragjedi pas zjarrit që kaploi sallën.

Afër 100 persona kanë vdekur nga zjarri i madh në sallën e dasmës në veri të Irakut.

Të mërkurën ishte raportuar se zjarri ishte shkaktuar nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe këtë e kanë konfirmuar edhe pamjet e xhiruara gjatë dasmës.

Gjithçka ka filluar kur çifti ka dalë në mes të sallës për të vallëzuar dhe zjarri ka nisur kur makineria e piroteknikës u lëshua dhe kështu fishekzjarrët kanë nisur të djegin tavanin e përbërë nga materiali shumë i ndezshëm.

Rreth 250 të ftuar nga paniku kanë nisur stampedon duke ikur nga salla.

Autoritetet irakiane kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të ngrihet.

Edhe Së paku 114 të vdekur në Irak nga zjarri që dyshohet se nisi nga fishekzjarrët Botë Së paku 114 të vdekur në Irak nga zjarri që dyshohet se nisi nga fishekzjarrët

Sipas hetimeve, energjia elektrike është shkëputur menjëherë pasi ka nisur zjarri.

Ndërkaq, të mbijetuarit e këtij zjarri kanë thënë se nuk kishte asnjë bombol për shuarjen e zjarrit në sallë.