Protestat masive në Sri Lanka të shtunën, i detyruan presidentin dhe kryeministrin të dorëhiqen.
Protestuesit dogjën edhe shtëpinë e kryeministrit, ndërsa në pamjet e publikuara nga AP të dielën, shihen protestues që “pushtuan” rezidencën e presidentit.
Dhjetëra protestues shfrytëzuan edhe pishinën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.
Mijëra persona kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të situatës së rëndë ekonomike në të cilën gjendet vendi.
Ai ka pranuar të dorëhiqet më 13 korrik. Edhe kryeministri Ranil Wickremesinghe është pajtuar të dorëhiqet.
Mahinda Abeywardana, kryeparlamentar në Sri Lanka, ka thënë se presidenti ka vendosur të largohet “duke siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit”.

Foto: AP

Foto: AP
-
Protestuesit në Sri Lanka zotohen të qëndrojnë derisa Rajapaksa të dorëhiqet
-
Protestat detyrojnë presidentin dhe kryeministrin e Sri Lankas të dorëhiqen
-
Protestuesit në Sri Lanka që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, lahen në pishinën e tij
-
Sri-Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme
-
Kryeministri i Sri-Lankës betohet si president i përkohshëm