Botë

Protestuesit në Poloni mësyjnë kishat kundër vendimit të gjykatës që ashpërson rregullat për abort

Prej katër ditësh vijojnë protestat në Poloni. Gjatë së dielës me mijëra aktivistë ndërprenë shërbimet në kisha duke protestuar ndaj vendimit të gjykatës i cili ashpërson rregullat kundër abortit.

Protestuesit ndërprenë një meshë në qytetin perëndimor të Poznan, duke brohoritur dhe duke mbajtur parulla ku mes tyre lexohej mbishkrimi "Gratë katolike gjithashtu kanë të drejtën e tyre të kryejnë abort”.

Në qytetin jugor të Katowice, një turmë prej 7,000 vetash, kryesisht gra, u mblodhën para katedrales, duke brohoritur "kjo është luftë", "ligji njerëzor, jo ligji kishtar".

Nuk munguan përplasjet me oficerët e policisë të cilët përdorën edhe gaz lotsjellës. Në mbishkrime që protestuesit mbanin në duar mund të dallohej edhe një poster që përshkruante një grua shtatzënë të kryqëzuar.

“Unë jam këtu sot sepse më bezdis fakti që në një vend laik kisha vendos për mua se çfarë të drejtash kam, çfarë mund të bëj dhe çfarë nuk më lejohet të bëj” shprehet aktivistja Julia Miotk.

Drejtuesit e protestave thonë se partia konservatore në pushtet e Ligji dhe Drejtësia përdori gjykatën për të kënaqur Kishën Katolike. Partia Ligj dhe Drejtësi e mohon një gjë të tillë.

Udhëheqësit e kishës gjithashtu kanë mohuar të kenë pushtet politik/abcnews.al.