Mijëra njerëz kanë protestuar në Warsaw të Polonisë në një prej protestave më të mëdha të nëntë ditëve të fundit kundër vendimit për ndalimin pothuajse të plotë të abortit.
Protesta filloi në tri lokacione të qytetit dhe njerëzit parakaluan në afërsi të qeverisë dhe parlamentit, transmeton KOHA.
Policia ushtarake është angazhuar në sigurimin e objekteve të rëndësishme të shtetit me bindje të thella katolike.
Sipas organizatorëve në protestë morën pjesë 100 mijë njerëz. Tribunali Kushtetues në Poloni para më shumë se një jave vendosi se aborti për shkak të të metave në fetus, është jokushtetues.
Artikuj të ngjashëm
-
Poloni, ndalimi i abortit shkakton protesta masive
-
Protestuesit në Poloni mësyjnë kishat kundër vendimit të gjykatës që ashpërson rregullat për abort
-
Policia te shtrati - debat rreth abortit në Poloni
-
14-vjeçares që u përdhunua nga xhaxhai i mohohet aborti në Poloni
-
Protesta të shumta ndaj ndalimit të abortit në SHBA