Aktivistët për të drejtat e abortit kanë organizuar protesta në qytetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protestat janë mbajtur në New York, Los Angeles, San Francisco, Chicago dhe Seattle.
Protestuesit kanë bërë thirrje për të drejtën e abortit nëpër shtetet amerikane. Protestat janë organizuar pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka dhënë fund mbrojtjes kushtetuese për abortin, që ka qenë në fuqi në 50 vjetët e fundit. Të premten, me shumicë votash, Supremja ka rrëzuar ligjin e njohur “Roe v. Wade”, duke ua mundësuar shteteve amerikane që të ndalojnë abortet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi, i paimagjinueshëm para disa vjetësh, është piku i dekadave të përpjekjeve nga kundërshtarët e abortit dhe u bë i mundur nga krahu i djathtë i gjykatës që ishte fortifikuar nga tre të emëruarit e ish-presidentit Donald Trump.
Të dy krahët e gjykatës kanë parashikuar se beteja për abortin do të vazhdojë. Në kryeqytetet amerikane dhe në Washington është bërë thirrje për kthimin e vendimeve për mbrojtjen e martesës së të njëjtës gjini, marrëdhënieve gay dhe përdorimit të kontraceptivëve.