Mijëra besimtarë myslimanë kanë marshuar në kryeqytetin e Bangladeshit për t’u kërkuar qeverive të Bangladeshit dhe Indisë që zyrtarisht të dënojnë komentet poshtëruese nga zyrtarët qeveritarë për profetin Muhamed. Protesta nisi nga xhamia kryesore e qytetit, por besimtarët u bllokuan nga policia kur tentuan të marshonin drejt Ambasadës indiane. Protestuesit kanë kërkuar bojkotimin e produkteve indiane dhe shkëputjen e marrëdhënieve me New Delhin.
Ministria e Informacionit në Bangladesh ka thënë se çështja është problem i brendshëm i Indisë. Protestuesit kanë bërë thirrje ndaj kryeministrit indian Narendra Modi dhe se fyerjet ndaj islamit nuk do të tolerohen.
Pasi policia ka ndaluar marshin, një grup prej pesë personave janë lejuar të shkojnë para objektit të Ambasadës indiane.