Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ka shprehur shqetësimin në lidhje me protestat e dhunshme në Cali, Kolumbi, që shkaktuan 14 viktima. Ai ka bërë thirrje për dialog dhe një hetim të pavarur.
Ushtria kolumbiane, nën komandën e presidentit Ivan Duque, vendosi 1.000 trupa dje në Cali, qyteti i tretë më i madh i vendit dhe epiqendra e protestave anti-qeveritare, një ditë pas përplasjeve midis protestuesve, policisë dhe civilëve.
“Është thelbësore që të gjithë ata që mund të jenë përfshirë në këto protesta duke shkaktuar të lënduar edhe viktima, përfshirë zyrtarë, të jenë në qendër të hetimeve të shpejta, efektive, të pavarura, të paanshme dhe transparente dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka thënë Michelle Bachelet, në një njoftim për shtyp.
Ish-presidenti kilian u bëri thirrje të gjitha palëve “t’i japin fund të gjitha formave të dhunës, përfshirë vandalizmin”, duke theksuar se vetëm dialogu mund të jetë zgjidhja e duhur.
-
Kolumbia kërkon më shumë se 3.000 të zhdukur pas tërmetit që la mbi 100 të vdekur
-
Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele
-
7 të vdekur dhe 28 të plagosur në një valë sulmesh rebele në Kolumbi
-
Afro 80 policë merren peng gjatë një proteste në Kolumbi
-
Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Kolumbi