Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestat e 1 Majit, qindra të arrestuar në Stamboll

Stamboll

Foto: Associated Press

Qindra rrugë janë mbyllur dhe shërbimet e transportit publik janë anuluar në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, teksa policia përgatitej për demonstratat e 1 Majit që këtë vit janë fokusuar në burgosjen e kryetarit të qytetit.

Burgimi i kryebashkiakut, Ekrem Imamoglu në mars, ka çuar në protestat më të mëdha mbarëkombëtare që vendi ka parë në më shumë se një dekadë dhe Dita Ndërkombëtare e Punës  u shfrytëzua për rishfaqjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë, raporton AP.

Dy tubime ishin planifikuar të mbaheshin nga partia kryesore e opozitës dhe sindikatat në anën aziatike të qytetit.

Megjithatë, autoritetet dukej se përqendruan shumë përpjekjet e tyre në bregun evropian, veçanërisht në zonën përreth sheshit Taksim, pika tradicionale e tubimit për demonstratat e 1 Majit.

Një shoqatë ligjore ka thënë se më shumë se 200 protestues janë arrestuar para mesditës së të enjtes pranë sheshit Taksim, duke përfshirë avokatë që përpiqeshin të ndiqnin ndalimet.

Edhe Turqia burgos 18 punonjës të bashkisë së Stambollit Botë Turqia burgos 18 punonjës të bashkisë së Stambollit

Policia e trazirave ka kapur rreth 30 anëtarë të Partisë së Lirisë të Popullit, të cilët u përpoqën të thyenin barrierat.

Vitet e fundit, protestat janë ndaluar në shesh, i cili ishte qendra e protestave të vitit 2013 në të gjithë vendin që sfiduan qeverinë e kryeministrit të atëhershëm, Rexhep Tajip Erdogan, tani president i Turqisë.