Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e organizuara në Sllovaki kundër planeve të qeverisë së populistit Robert Fico për të ndryshuar kodin penal të shtetit. Koalicioni qeveritar i Ficos dëshiron të heqë zyrën e prokurorëve specialë, e cila merret me krimin e organizuar dhe ekstremizmin. Këto raste do të shqyrtoheshin nga prokurorët rajonalë, të cilët nuk janë marrë me këto krime në 20 vjetët e fundit.
Ndryshimet e tjera përfshijnë reduktimin e ndëshkimit për rastet e korrupsionit dhe krimeve të tjera. Gjithashtu është propozuar edhe suspendimi i dënimeve. Koalicioni dëshiron të përdorë procedurën e shpejtë parlamentare për të miratuar ndryshimet në kodin penal. Protesta pati në 24 qytetet e mëdha sllovake.
Protestuesit vazhdimisht kanë brohoritur “mafia, mafia”. Partia më e fuqishme opozitare Sllovakia Progresive i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë “propozimin e çmendur”.
Protestat janë organizuar vetëm një ditë pasi Parlamenti Evropian vuri në dyshim aftësinë e Sllovakisë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur buxhetin e BE-së nëse miratohen ndryshimet.
-
Mijëra njerëz në Sllovaki kundërshtojnë planin e Qeverisë për korrupsionin
-
Opozita akuzon kryeministrin sllovak për përgatitje për dalje nga BE-ja
-
Sllovakia me ligj për t’i ndaluar mjekët që të protestojnë kundër pagave të ulëta
-
Sllovakia synon rritjen e sigurisë për politikanët pas plagosjes së Ficos
-
Sllovakia, Italia dhe vendet e tjera të BE-së votojnë në ditën e tretë të zgjedhjeve