Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Profesori amerikan ka zgjidhjen “finale” për përfundimin e luftës në Ukrainë

Profesori amerikan i shkencave politike, Michael McFaul, deklaroi se Perëndimi duhet t’i japë armët e nevojshme Kievit, për ta kërcënuar Krimenë, në mënyrë që Rusia të negociojë me Ukrainën.

Ai shkroi në Twitter se nëse presidenti rus, Vladimir Putin, i frikësohet humbjes së Rusisë, do të pranojë të negociojë me autoritetet ukrainase për mbylljen e luftës.

“Nëse Putini ka frikë se po humbet Krimenë, ai do të negociojë. Prandaj, ne në Perëndim duhet t'i japim Kievit armët që i nevojiten për të kërcënuar Krimenë, duke përfshirë para së gjithash, ATACM-të (armë luftarake v.j.). Sa më shpejt ta bëjmë, aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë e tmerrshme”, shkroi McFaul.

Ndërsa këtij postimi i ka reaguar miliarderi amerikan, Elon Musk, që ka ndihmuar Ukrainën nëpërmjet dërgimit të makinerisë satelitore Starlink.

Ai shkroi se Ukraina duhet të jetë në “maksimalisht e mbrojtur” pasi siç tha Musk, ofensiva e madhe ruse po vjen.

“A e dini sa viktima ka marrë secila palë?” pyeti ai në Twitter.

Edhe Eksperti amerikan paralajmëron se lufta në Ukrainë do të zgjasë disa vjet Botë Eksperti amerikan paralajmëron se lufta në Ukrainë do të zgjasë disa vjet

Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt të 2022-s.

Në vitin 2014, Rusia e aneksoi me luftë Krimenë nga territori ukrainas. Më 27 shkurt të atij viti, trupat ruse i pushtuan vendet strategjike në tërë Krimenë, duke marrë vendin dhe duke vendosur autoritete qeverisëse.

Ukraina dhe shumë shtete perëndimore e dënuan aneksimin e Krimesë dhe e konsideruan atë shkelje të ligjit ndërkombëtar.