Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Profesori amerikan ka një plan “special” për ta mposhtur Rusinë

Profesori i shkencave politike, Michael McFaul, tha se tash është momenti i duhur kur shtetet perëndimore duhet ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F16 dhe ATACM, në mënyrë që Rusia të pësojë goditje edhe më të mëdha.

Ai shkroi në Twitter se zyrtarët perëndimorë shpesh deklarojnë se do të qëndrojnë krah Ukrainës “për aq kohë sa duhet”, ndërsa shtoi se tash është momentumi ideal për luftime.

“Zyrtarët perëndimorë shpesh thonë se do të qëndrojnë me Ukrainën ‘për aq kohë sa duhet’. Ata mund ta sinjalizojnë atë angazhim në mënyrë më të besueshme, duke shpallur planet e tyre për të ofruar F16 dhe ATACM tani, jo për përdorim në afat të shkurtër, por afatgjatë”, shkroi profesori amerikan.

Goditja e vendeve perëndimore ndaj Rusisë, sipas McFaul, do të rriste cilësinë dhe sasinë e sulmeve.

Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainë, iu ka bërë thirrje shteteve aleate që ta ndihmojnë Ukrainën me avionë ushtarakë F-16.

Ai e ka publikuar javë më parë thirrjen në Twitter, duke kërkuar që njoftimi të shpërndahet masivisht pasi është “jashtëzakonisht i rëndësishëm”.

Edhe Ukraina kërkon urgjentisht të ndihmohet me avionë luftarakë Botë Ukraina kërkon urgjentisht të ndihmohet me avionë luftarakë

Gerashchenko ka thënë se nëpërmjet furnizimit të Ukrainës mbrohet jo vetëm qielli ukrainas, por i tërë Evropës.

“Lufta më e madhe e shekullit është ndezur në kontinentin evropian. Ukraina ka gjakderdhje të rëndë. Paqja e qëndrueshme është e pamundur pa një fitore të Ukrainës. Fitorja dhe paqja varen drejtpërdrejt nga llojet e armëve të cilat furnizohen dhe shpejtësia e dorëzimit të tyre”, thuhet nga zyrtari ukrainas.