Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se korrupsioni, problemi kronik i vendit i hedhur në sfond nga lufta kundër Rusisë, nuk do të tolerohet dhe premtoi vendime kyçe të ardhshme për çrrënjosjen e tij këtë javë.
Premtimi i Zelenskyt erdhi mes akuzave për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë një raport për praktika të dyshimta në prokurimet ushtarake, pavarësisht se zyrtarët promovojnë unitetin kombëtar për t’u përballur me pushtimin, shkruan Reuters.
“Unë dua që kjo të jetë e qartë: nuk do të ketë më kthim në atë që ka qenë në të kaluarën, në mënyrën se si kanë jetuar njerëz të ndryshëm pranë institucioneve shtetërore ose ata që e kaluan tërë jetën e tyre duke ndjekur një karrige”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Ukraina ka pasur një histori të gjatë korrupsioni të shfrenuar dhe qeverisje të lëkundur, me Transparency International që e rendit korrupsionin e vendit në 122 nga 180 vende, jo shumë më mirë se Rusia në 2021.
BE-ja i ka bërë reformat kundër korrupsionit një nga kërkesat e saj kryesore për anëtarësimin e Ukrainës pasi i dha Kievit statusin e kandidatit vitin e kaluar.
Edhe
Zelensky përballet me presion të madh: 5 gjërat kryesore që duhen ditur
“Kjo javë do të jetë koha për vendimet e duhura”, tha Zelensky. “Vendimet tashmë janë përgatitur. Nuk dua t'i bëj publike në këtë moment, por gjithçka do të jetë e drejtë”.
I zgjedhur me shumicë në vitin 2019 me zotimet për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së ish-shtetit sovjetik, Zelensky tha se qeveria e tij kishte pranuar dorëheqjen e një zëvendësministri pas një hetimi mbi akuzat se ai kishte pranuar ryshfet.