Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidentja e Tajvanit bën thirrje për ruajtje të status-quos

Presidentja e Tajvanit ka bërë thirrje të dielën për ruajtje të status-kuos politike. Cai Ingven ka thënë gjatë fjalimit të saj se ka ngritje të presionit të Kinës ndaj shtetit fqinj, të cilin Pekini e pretendon si territor të vetin.

Liderja tajvaneze ka dënuar shantazhin dhe kërcënimin e fundit kinez. Ushtria kineze ka shkelur ditëve të fundit hapësirën ajrore të Tajvanit, duke nxitur reagime ndërkombëtare. Tajvani ka shënuar me paradë ushtarake Ditën e tij kombëtare.

Shteti ishullor vazhdon të vetëqeveriset, pavarësisht paralajmërimeve kineze, që po sfidojnë politikën e jashtme amerikane. Tajvani është aleat i Shteteve të Bashkuara në rajon.

Artikuj të ngjashëm