Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidentja e Tajvanit thotë se nuk përulen para presionit të Kinës

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen ka deklaruar se nuk do të përkulet para presionit të Kinës, dhe se do të vazhdojë mënyrën e tij demokratike të jetës, pavarësisht se tensionet rreth ishullit po vazhdojnë.

“Sa më shumë që arrijmë, aq më mirë e përballojmë presionin nga Kina”, ka deklaruar Tsai.

Këtë deklaratë presidentja tajvaneze e ka bërë gjatë Ditës Nacionale të Tajvanit, pak ditë pasi homologu i tij kinez, Xi Jinping u zotua se do të “përmbushë ribashkimin”.

Tajvani e konsideron veten si një shtet sovran, derisa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Pekini deri më tani nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Kina ka dërguar ditëve të fundit një numër të avionëve ushtarakë mbi zonën e mbrojtjes të Tajvanit. Disa analistë kanë deklaruar se këto fluturime mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

Edhe Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij Botë Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij

Mirëpo, presidentja Tsai ka thënë se Tajvani është "duke qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes të demokracisë".

“Fluturimet ushtarake të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kishin ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare dhe sigurinë e aviacionit”, ka thënë ajo, duke shtuar situata ishte "më komplekse dhe më fluide se në çdo pikë tjetër në 72 vitet e fundit".