Rusia ka njoftuar se një delegacion ka arritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, raporton BBC.
Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ofertën e bisedimeve në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk do të kishin qenë të mundura nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Mirëpo, Zelensky, i ka lënë dyert e hapura për negociata në vende tjera.
“Po të mos kishte pasur veprime agresive nga territori i juaj, ne do të vinim të flisnim në Minsk...qytetet tjera mund të përdoren si vende për bisedime. Sigurisht se ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të mbarojë. Varshava, Bratislava, Budapesti, Stambolli, Baku – i kemi ofruar këto qytete për rusët. Çdo qytet tjetër do të na përshtatej po ashtu – në një vend, nga territori i të cilës nuk janë hedhur raketa në drejtim nesh. Kjo është mënyra e vetme për të negociuar në mënyrë të ndershme dhe t’i japim vërtetë fund luftës”, ka thënë Zelensky.
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
-
Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë