Komedianët rusë që pretenduan se ishin presidenti francez mashtruan presidentin polak, Andrzej Duda, duke iu dhënë atyre informacione të ndjeshme pasi një raketë shpërtheu në Poloni javën e kaluar.
Zyra e Dudas konfirmoi të martën se javën e kaluar ai ishte mashtruar nga një person që pretendonte se ishte Emmanuel Macroni i Francës, raportoi AP.
Zyra tha se ishte një nga shumë thirrjet ndërkombëtare që mori Duda gjatë asaj kohe të tensionuar kur raketa shpërtheu në Poloni duke vrarë dy persona. Liderët e NATO-s dhe Polonisë kanë thënë se raketa me shumë gjasë erdhi nga një sistem i mbrojtjes ajrore ukrainase që gjuajti në përgjigje të sulmit rus.
Presidenca polake shtoi se shërbimet po kontrollojnë se si komedianët kanë mundur ta arrijnë Dudan, për herë të dytë. Më 2020 ata folën me të duke u shtirur si sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Në një incizim të postuar në Youtube nga komedianët Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, Duda dëgjohet duke e falënderuar burrin që ai beson se është Macroni.
Duke folur në anglisht, Duda jep detaje për incidentin me raketën, për planet e tij që t’i kërkojë NATO-s konsultime dhe të qenit shumë i kujdesshëm që të mos e përshkallëzojë situatën me Rusinë.
Edhe Sulmi me raketa që nuk ishte i tillëGjatë thirrjes 7-minutëshe, Duda i stresuar i thotë telefonuesit se presidenti amerikan nuk e fajëson Rusinë për raketën por se presidenti ukrainas insiston se ishte ruse.
Komedianët edhe më parë kanë turpëruar politikanët evropianë me thirrje mashtruese, përfshirë Macronin, ish-kryeministrin britanik Boris Johnsonin, Elton Johnin dhe Princ Harryn.
-
Presidenti polak për raketën ruse: Ndoshta ishte një incident fatkeq
-
Ministri i Jashtëm i Polonisë për sulmin me dronë: Rusia po teston reagimin e NATO-s
-
Polonia kundërshton Trumpin: Shpërthimet e dronëve rusë nuk qenë gabim
-
Macroni e quan “të papranueshme” shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia