Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se raketa ruse që ra në vendin e tij dhe vrau dy persona ishte “ndoshta një incident fatkeq”.
“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda të mërkurën.
Duda konfirmoi se me shumë gjasë raketa është e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Theksoi se Polonia ishte ende duke analizuar mundësinë e nisjes së procedurës së Nenit 4 të NATO-s, por duket se nuk është e nevojshme.
Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, informoi aleatët gjatë ditës së sotme se rënia e raketës në Poloni ishte si rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Raketa që ra në një fshat polak në kufi me Ukrainë la të vdekur dy persona. Polonia dhe anëtarët e NATO-s ishin të kujdesshëm në reagimet e tyre menjëherë pas raportimeve të para, derisa të përfundonte një hetim i plotë.
-
Presidenti polak tregon si u mashtrua nga komedianët që u paraqitën si Macroni
- Sulmi me raketa që nuk ishte i tillë
-
Blinkeni fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni
-
Zelensky: Ukraina nuk është fajtore për shpërthimin në Poloni
-
Kryeministrja italiane: S’ka shumë rëndësi nëse raketa që ra në Poloni ishte ruse apo ukrainase