Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli po dyshohet se ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur të mërkurën dhe sipas deklaratave të para, Magufuli ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e komplikimeve në zemër në një spital, shkruan BBC.
Presidenti i ndjerë nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë para se të vdiste dhe thashetheme të mëdha kanë qarkulluar në lidhje me shëndetin e tij që atëherë.
Politikanë opozitarë patën deklaruar se Magufuli ishte prekur me COVID-19 mirëpo kjo nuk është konfirmuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes në moshën 61-vjeçare presidenti i Tanzanisë, Magufuli
-
OBSH-ja i bën thirrje Tanzanisë të raportojë rastet me COVID-19
-
Presidenti i Tanzanisë thotë se Zoti do ta mbrojë vendin e tij nga COVID-19
-
Presidenti i Tanzanisë s’e merr seriozisht koronavirusin, bën thirrje që ekonomia të ecë e njerëzit t’i luten Zotit
-
Një sëmundje e panjohur ua merr jetën 143 njerëzve në Kongo