Nursultan Nazarbayev, president i Kazakistanit, ka bërë të ditur të martën se do të dorëhiqet nga posti i të parit këtij shteti të Azisë Qendrore, pas tri dekadash.
Nazarbayev (78), ka qenë në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1989, së pari si lider komunist i saji, e më pas si president.
“E kam marrë vendimin, që nuk ishte i lehtë për mua, të dorëhiqem si president”, ka thënë Nazarbayev gjatë një fjalimi televiziv, transmeton Koha.net.
Nazarbayev, që ka ndihmuar në tërheqjen e dhjetëra miliarda dollarësh prej kompanive energjetike, ka thënë se ai do të vazhdojë ta kryesojë Këshillin e Sigurisë dhe të mbetet lider i partisë “Nur Otan”, që dominon në parlament.
Nazarbayev ka raport të mirë pune me presidentin rus, Vladimir Putin.
-
Kryeqyteti i Kazakistanit do të quhet si ish-presidenti i vendit - Nursultan
-
Kazakistani në referendum për ndryshim të madh kushtetues
-
Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani
-
Presidenti i Kazakistanit: Trupat ruse do të largohen brenda dy ditësh
-
Arrestohet për tradhti ish-shefi i Inteligjencës së Kazakistanit, Karim Massimov