Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Kazakistanit: Trupat ruse do të largohen brenda dy ditësh

Forcat e udhëhequra nga Rusia do të fillojnë të tërhiqen nga Kazakistani brenda dy ditësh pas stabilizimit të këtij shteti të Azisë Qendrore, pas trazirave që morën jetën e qindra njerëzve atje.

Kështu deklaroi të martën presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, gjatë një fjalimi të mbajtur virtualisht para parlamentit.

Në këtë video-telefonatë, pas rrëzimit të asaj që ai e quajti një tentativë për grusht shtet, presidenti i Kazakistanit emëroi një qeveri të re të kryesuar nga nëpunësi publik i karrierës, Alikhan Smailov.

Tokayev para parlamentit tha se sistemi financiar dominohej nga grupe të mëdha biznesi që bazoheshin në parimin "gjithçka për miqtë dhe ligjet për të gjithë të tjerët", raporton Reuters.

Në këtë paraqitje, Tokayev akuzoi zyrtarët e sigurisë se ata kishin braktisur postet e tyre duke i lënë protestuesit të kapnin armë dhe dokumente të ndjeshme.

Edhe Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani Botë Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani

Forcat e udhëhequra nga Rusia, të cilat Tokayev i thirri për të ndihmuar në stabilizimin e situatës, u vendosën fillimisht në kryeqytet në kohën kur protestat e dhunshme në këtë vend nuk arritën të kontrolloheshin më gjatë.

Tokayev shkarkoi Karim Masimov, i cili mbante pozitën e kreut të Komitetit të Sigurisë Kombëtare më 5 janar, kurse i njëjti u arrestua më pas nën dyshimin për tradhti.