Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Kazakistanit përshkruan protestat e dhunshme si tentim grusht shteti

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka përshkruar protestat e javës së kaluar, tentim grusht shtetit.

Tokayev u ka thënë liderëve të aleancës ushtarake të shteteve ish-sovjetike se veprimet kanë qenë të koordinuara nga një “qendër e vetme”, por nuk e ka përmendur përgjegjësinë, raproton BBC.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Kazakistani është shënjestruar nga terrorizmi ndërkombëtar, ndërsa ka shtuar se Rusia kurrë nuk do të lejojë revolucione në rajon.

Trupat ruse dhe të shteteve tjera zbarkuan në Kazakistan për të kthyer rendin.

Në total në protesta vdiqën 164 persona, prej tyre 16 anëtarë të forcave të sigurisë. Protestat nisën më 2 janar, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe eskaluan më pas.