Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në një spital në Sao Paulo mëngjesin e së hënës. Shtrimin në spital e ka konfirmuar kirurgu i tij, Antonio Luiz Macedo, i cili shoqëron Bolsonaron që kur u plagos me thikë në shtator të vitit 2018.
Sipas Macedos, ekziston dyshimi se Bolsonaro ka pengim të zorrëve dhe do t'i nënshtrohet analizave për një diagnozë të saktë.
Që kur u godit me thikë gjatë fushatës zgjedhore më 2018, Bolsonaro është shtruar në spital pesë herë për operacione në lidhje me incidentin.
Bolsonaro u shtrua për herë të fundit në spital më 14 korrik 2020 për të trajtuar një gjendje të nënokluzionit të zorrëve. Ai u lirua nga spitali katër ditë më vonë.
Bolsonaro u bë i njohur globalisht kryesisht për shkak të qëndrimeve të tij anti COVID-19.
-
Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrihet në spital
-
Presidenti i Brazilit lirohet nga spitali
-
Hospitalizohet presidenti brazilian, Jair Bolsonaro
-
Ish-presidenti brazilian do t’a vuajë në shtëpi dënimin prej 27 vjetësh burgim
-
Bolsonaro do të fillojë të vuajë dënimin me 27 vjet burgim për komplot grusht shteti