Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hospitalizohet presidenti brazilian, Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është dërguar në spital për tu testuar për shkak të vuajtjes nga lemzat e vazhdueshme, ka bërë të ditur zyra presidenciale.

Bolsonaro pritet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve për 24 deri në 48 orë, por jodomosdoshmërisht në spital.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij thuhet se “ai po ndihej mirë dhe tash është duke bërë më mirë”.

Ka pasur shqetësimë lidhur me shëndetin e liderit të Brazilit prej kohës që ishte goditur me thikë në zorrë ndërsa bënte fushatë në vitin 2018. Bolsonaro kishte pësuar lëndime serioze në këtë sulm, derisa kishte humbur edhe 40% të gjakut. Që atëherë ai ka pasur disa ndërhyrje kirurgjike.

Ekspertët mjekësorë thonë se lemzat mund të jenë të lidhura me irritimin e ezofagut si pasojë e një ndërhyrjeje në gjoks.

Mediat lokale kanë raportuar po ashtu se presidenti ka pasur edhe dhimbje në gjoks.

Edhe Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrihet në spital Botë Trazirat në Brazil, Bolsonaro shtrihet në spital

Bolsonaro është kritikuar rëndë për shkak të mosreagimit ndaj krizës me pandeminë me COVID-19 dhe për shkak të skepticizmit të tij kundrejt vaksinave, mbylljes dhe mbajtjes së maskës, si masa mbrojtëse.

Muajin e kaluar, vdekjes në Brazil si pasojë e koronavirusit kanë kaluar 500,000 persona, duke u bërë kështu shteti i dytë me më së shumti vdekjes, pas SHBA-së. Presidenti ishte infektuar me COVID-19 vitin e kaluar mirëpo e ka kaluar atë pa ndonjë problem të madh.