Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u largua spitali të dielën pasi u trajtua që nga java e kaluar për një bllokim të zorrëve.
Bolsonaro, i cili u shtrua të mërkurën në spitalin Vila Nova Star në Sao Paulo për shkak të dhimbjeve të barkut dhe lemza të vazhdueshme, u duk se ishte në humor të mirë kur u largua dhe u tha gazetarëve se shpresonte të hante ‘’barbecue’’ brenda 10 ditësh.
Mjekët fillimisht kishin menduar të operonin Bolsonaron 66-vjeçar, por vendosën të mos e bënin këtë. Për disa ditë, Bolsonaro u ushqye përmes një tubi, por ai u gjykua i aftë të largohej nga spitali pasi u kthye në normalitet në ngrënien e ushqimit.
Postimet në mediat sociale tregonin Bolsonaron që ecte nëpër spital dhe ai vazhdoi të punonte, duke takuar ministrat e kabinetit me video-konferencë.
Në vitin 2018, Bolsonaro u godit me thikë në bark ndërsa ishte në fushatë. Që atëherë, ai i është nënshtruar disa operacioneve, disa që nuk lidhen me sulmin që pësoi.