Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian është dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij të rënduar me COVID-19, ka bërë të ditur zyra e tij.
Mediat raportojnë se Sarkissian 67 vjeçar, ka probleme edhe me zemrën dhe se kjo ka bërë që gjendja e tij shëndetësore të komplikohet pas prekjes me koronavirus.
Sarkissian nuk pranoi të enjten të nënshkruajë një dekret mbi emërimin e shefit të ri të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë pasi kryeministri Nikoll Pashinyan shkarkoi shefin e mëparshëm gjatë një krize politike në të cilën ushtria e nxiti Pashininin të jepte dorëheqjen.