Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pashinyan paralajmëron se po përgatitet tentim grusht-shteti në Armeni

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka paralajmëruar për “tentim të grusht-shtetit ushtarak”, pasi forcat e armatosura të vendit kanë thënë se ai dhe kabineti i tij duhet të japin dorëheqje, raporton BBC.

Ai më vonë është parë duke marshuar me përkrahësit në kryeqendër Yerevan.

Ushtria më herët kishte thënë se kryeministri “më nuk është në gjendje të marrë vendime të arsyeshme”, pasi ai kishte shkarkuar top-komanduesin ushtarak.

Pashinyan është përballur me protesta pasi humbi konfliktin e vitit të kaluar me Azerbajxhanin për territorin Nagorno-Karabakh.

Nagorno-Karabakh është enklavë ndërkombtarisht e njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga armëpushimi i vitit 1994.