Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Afganistanit sqaron pse u largua nga vendi

Presidenti afgan, Ashraf Ghani është deklaruar në Twitter rreth largimit të tij në Taxhikistan nga Afganistani.

Ai ka thënë se ka braktisur vendin pasi ka dashur ta shmangë përplasjen me talibanët.

Ghani ka thënë se talebanët kishin planifikuar ta sulmonin tërë Kabulin dhe për ta shmangur gjakderdhjen ai është larguar.

Të dashur bashkëkombës! Sot kam marrë një vendim të vështirë për të shmangur përplasjen dhe ballafaqimin me talibanët që kanë dashur të futën në pallatin presidencial. Është dashur të zgjedh – ose të braktisi vendin për të cilin jam sakrifikuar 20 viteve të fundit, ose të qëndroja dhe shumë bashkombasë do ta pësonin me jetë dhe do të shkatërrohej qytetit i Kabulit si rezultat do të ishte një katastrofë e madhe në një qytet prej gjashtë milionë banorëve. Talibanët kanë planifikuar të më largojnë dhe sulmojnë tërë Kabulin. Për të shmangur gjakderdhjen – vendosa të largohem”, ka shkruar ai.