Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, është njoftuar nga vet autoritetet e Emirateve, raporton BBC.
Ghani iku nga Afganistani ndërsa talebanët morën kontrollin e kryeqendrës së Afganistanit, Kabulit, gjatë fundjavës.
Ministria e Jashtme e Emirateve ka njoftuar se ka mirëpritur Ghanin dhe familjen e tij për shkaqe humanitare. Ka pasur spekulime se Ghani ka ikur për në Taxhikistan. Po ashtu ishte raportuar se ai është larguar me një shumë të madhe të parave.
Në një postim në Facebook të dielën, Ghani ka thënë se ka marrë vendimin e vështirë për t’u larguar në mënyrë që të evitojë gjakderdhjen në kryeqendër.
Mirëpo, ai është përballur me kritika të mëdha nga politikanët tjerë afganë që ka braktisur shtetin.