Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti afgan Ghani tha se po shkon në takim, pastaj iku me helikopter

Ish-deputetja afgane Elay Ershad e ka quajtur frikacak ish-presidentin afgan Ashraf Ghani, për mënyrën se si iku në Taxhikistan.

Ershad për BBC ka treguar se Ghani u kishte thënë se po shkonte në një takim me ministrin e Mbrojtjes, pasi talebanët morën kontrollin e vendit. Por, ai iku nga Afganistani.

"Ai u largua nga pallati presidencial me helikopter të dielën, dhe ai u tha kolegëve të tij se po shkonte në një takim me ministrin e Mbrojtjes," tha Ershad. “Unë jam aq e zemëruar sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ai u largua nga vendi dhe njerëzit. Nuk e di pse i besova dhe votova për të," shtoi ish-deputetja.

Dje, një ndihmës i ish-presidentit tha për BBC se udhëheqësit afganë i kishin kërkuar Ghanit të largohej nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, duke shtuar se tani ish-presidenti kishte në plan të kthehej në vend një ditë. Nga ambasada ruse në Afganistan ishte thënë se Ghani u largua me një helikopter plotë me para.