Vëllai i presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka akuzuar Perëndimin për braktisjen e njerëzve të shtetit të tyre. Në një intervistë Hashmat Ghani ka thënë se Perëndimi ka hequr tepihun nën këmbët e afganëve me vendimin përfundimtar për tërheqjen ushtarake nga Afganistani. Për këtë vendim ka mbajtur përgjegjës presidentët amerikanë Donald Trump dhe Joe Biden.
Ka shtuar se të dy kanë tradhtuar Afganistanin, Ghani, politikan i rryer në Afganistan, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se talebanët mund të provokohen nëse ushtria perëndimore mbetet në Kabul pas afatit përfundimtar të 31 gushtit. Ndërkaq Britania dhe aleatët e tjerë u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ushtria të qëndrojë në aeroportin e Kabulit përtej afatit. Këtë e ka refuzuar të mërkurën presidenti amerikan Joe Biden që ka insistuar se ushtria amerikane do të tërhiqet plotësisht nga Afganistani deri më 31 gusht. Të mërkurën evakuimi i afganëve ka vazhduar drejt Evropës. Më shumë se pesë aeroplanë kanë evakuuar afganët drejt Belgjikës, Gjermanisë dhe Spanjës.
-
Presidenti Ghani është larguar nga Afganistani
-
Ish-gjeneralët amerikanë fajësojnë administratën Biden për “largimin kaotik” nga Afganistani
-
Tërheqja e SHBA-së dhe kapitulli i ri për Afganistanin
-
Ish-presidenti Ghani tregon arsyen pse u largua nga Afganistani
-
I dërguari amerikan dhe talebanët fajësojnë ish-presidentin afgan për prishjen e planit