Një dekadë pasi arabët e nisën revolucionin e tyre rajonale, është kontinenti fqinj ai që më kurrë nuk do të jetë i njëjti
Një dekadë pas Pranverës Arabe, pak gjëra kanë ndryshuar për ata që u ngritën kundër autokratëve të Lindjes së Mesme dhe kërkuan jetë më të mirë, shkruan revista amerikane, “Foreign Policy”, që në hyrje të një anaize të gjatë që i bën dhjetëvjetorit të kryengritjes së madhe civile që më vonë do të kthehej në disa shtete edhe në të armatosur në rajonin më të trazuara në dekadat e fundit në botë. Shumica e popujve u ngritën në protesta e demonstrata paqësore, por disa shtete përdorën dhunën për t’i shtypur. Kjo nxiti lëvizjet paqedashëse të ktheheshin në të dhunshme për shkak të zhvillimeve të brendshme ose instrumentalizimeve të jashtme për hesape të ndryshme. Fillimisht, qytetarët u revoltuan kundër regjimeve represive dhe korrupsionit që kishte ngufatir shoqëritë e tyre të mbërthyera nga vështirësitë ekonomike.
Evropa tjetër
“Sidoqoftë, Evropa është kontinent ndryshe nga ai që ishte para vitit 2011 – dhe për arsye të lidhura drejtpërdrejt me revolucionet e dështuara në prag të derës. Çfarë dihet mirëfilli është se Evropa është ndarë. Votimi i Mbretërisë së Bashkuara për të dalë nga Bashkimi Evropian ishte pjesërisht edhe reagim ndaj krizës së refugjatëve të shkaktuar nga kryengritja e Sirisë, dhe lufta e pastajme civile”, shkruan FP-ja në analizën për ndikimin e zhvillimeve të Pranverës Arabe në kontinentin evropian. “Partitë politike populiste në mbarë Evropën, duke përfituar nga frika e islamit dhe ekstremizmit, ka për vite me radhë që është në ngritje”.
Gjermania ishte vendi që pranoi më së shumti refugjatë në vitin 2015 me kancelaren Angela Merkel që i sfidoi tëgjithë me qasjen e saj të hapur ndaj refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme. Pjesa më e madhe ishin qytretarë të Sirisë të lodhur në luftën e gjatë civile që shpërtheu në fund të vitit 2011 kur diktatorit Bashar al-Assad, vendosi ta shtypte me dhunën lëvizjen paqësore. Gjermania pranoi më shumë se një milionë refugjatë. Por ajo u përballë me kritika të ashpra edhe brenda vendit të saj. Në qytetet gjermane pati protesta dhe antiprotesta të lidhura me politikën e Merkelit. Ngritje shënoi partie e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë(AfD), e cila përfitoi nga diskursi antimysliman dhe antiemigrant në vend.
Revolucioni i dështimit
Edhe
Evropa në flakë
Kriza e refugjatëve shpërfaqi edhe telashet me të cilat përballet blloku evropian në mungesë të një politike të përbashkët për emigrantët. Madje shtetet anëtare të BE-së patën përplasje të hapura shkaku i krizës së refugjatëve që vërshuan nga toka nëpërmjet rrugëve që përshkonin Ballkanin dhe rrugëve detare nëpërmjet Mesdheut. Prej atëherë, vendet si Hungaria dhe Italia e ish-ministrit të Brendshëm Salvini ndoqën masa krejt të kundërta me ato që konsiderohen parime dhe vlera themelore të Bashkimit Evropian.
“Politika e jashtme evropiane tashmë ka ndryshuar theksueshëm, me disa vende që po lartësojnë diktatorët e rinj, të cilët kanë ngritur krye në kufijtë jugorë të kontinentit, pa asnjë fije të moralizmit liberal që dikur e ngritnin në qiell. Përmbledhtas, zhvillimet e Pranverës Arabe jo vetëm që ka dështuar t’i bëjë vendet arabe më stabile – por i ka bërë edhe evropianët që të mos e shohin veten më stabilë”, shkruan “Foreign Policy”.
Të metat e BE-së, “përparësi” për populistët
Emma Sky, hulumtuese e lartë në Institutin Jackson të Universitetit të Yalet, i ka thënë FP-së se kufizimi i migracionit ishte shtytësi kryesor se pse Britania e Madhe ndau mendjen të dilte nga Bashkimi Evropian. Ajo ka thënë se populistët e shfrytëzuan pikërisht krizën e refugjatëve në Evropë për t’iu fryrë flakëve të retorikës së tyre të zjarrtë kundër mbetjes në bllokun politik e ekonomik.
“Nigel Farage, lider i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, parti e së djathtës ekstreme, u filmua duke qëndruar para një poster të madh të refugjatëve sirianë në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë. Implikimi ishte i qartë: Derisa Mbretëria e Bashkuar nuk delnga Bashkimi Evropian dhe nuk e kthen kontrollin e kufijve të saj, refugjatët do të vërshojnë Britaninë”, është shprehur Sky për FP-në. “Ka pasur mbulim të vazhdueshëm mediatike të përplasjeve në ‘Xhungël’ – sikur se i kishte dalë nami kampit në Calais – ndërmjet policisë franceze dhe emigrantëve të dëshpëruar për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar”.
Edhe
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani kundër AfD-së së ekstremit të djathtë
“... mbase përgjithmonë”
Dhe duke parë se si po zhvilloheshin ngjarjet, populistët dhe nacionalistët e panë këtë si mundësi të artë. Ata druanin se fluksi i emigrantëve do të rezultonte me humbje të vendeve të punës për vendasit. Madje propaganda shkoi deri në atë shkallë saqë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, një prej populistëve më të mëdhenj të Evropës, paralajmëroi se nuk do të lejonte “islamizimin” e Evropës së krishterë. Pavarësisht thirrjeve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve për të ndryshuar qasjen, islamofobia u kthye në mjet për politikanët oportunistë.
“Megjithatë, shfaqja e ‘Shtetit islamik në Irak dhe Siri’, dhe një mori sulmesh terroriste të kryera nga anëtarët e grupit ose mbështetësit e tyre në Evropë, vetëm sa ndihmuan edhe më shumë populistët. Imigrantët vetëm sa përshkallëzuan frikën e sulmeve ekstremistre dhe ndryshuan fytyrën e politikës evropiane, mbase përgjithmonë”, shkruan FP-ja, duke shtuar se dekada e fundit testoi edhe vlerat e vetëshpallura të politikës së jashtme evropiane. “Ajo avokon lirinë dhe demokracinë, por përherë e më shumë po i mungon vullneti për t’i promovuar jashtë. Shumë të rinj arabë, të cilët ksihin kthyer sytë kah Evropa, janë të zhgënjyer dhe përherë e më shumë po i shohin qeveritë evropiane si vetëm në shërbim të vetes”.
Autokratit, Legjionin francez të Nderit
Motorët e BE-së, Franca dhe Gjermania, po bëjnë pazare me presidentin egjiptian, Abdel al-Sisi, autokrat që thjesht e zëvendësoi presidentin e zgjedhur demokratikisht, i cili formoi qeveri pas rrëzimit të diktatorit Hosni Mubarak. Franca ia shtroi javën e kaluar tepihun e kuq Sisit, duke ia ndarë madje edhe çmimin më të lartë shtetëror të Legjionit të Nderit. “Shtypja brutale nga Sisi e opozitës politike, islamistëve dhe liberalëve nuk ka ndikuar në vendimin francez. Aktivistët thonë se të burgosurit po lëngojnë në burgjet egjiptiane, shtypi ëhstë vazhdimisht i shtypur dhe aktivistët e shoqërisë civile po terrorizohen”.
Edhe
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka thënë se Pranvera Arabe paraqiste mundësi për të riformësuar zhvillimet në terren, por Evropa dështoi të jetësonte qëllimet e veta. Ai ka thënë se evropianët i ngushtuan interesat e tyre në aspektin e sigurisë dhe të migracionit, duke pretenduar se edhe kështu mund t’u jepnin drejtim zhvillimeve të atjheshme për hesape të veta. “Dhjetë vjet pas kryengritjeve, disa evropianë tani po rilartësonte nocionin e stabilitetit të autoritarizmit, i simbolizuar me lartësimin e vazhdueshëm të presidentit Sisi në Egjipt”.
Barnes-Decay ka thënë se duket që reformave të vërteta iu duhet kohë shumë më e gjatë për jetësim të ndryshimit.