Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sondazhi i kryer në Evropë: Gjermanisë i duhet ndryshim radikal për epokën post-Merkel

Pas 15 vjetësh të “Merkelizmit”, neutraliteti dhe gjetja e lehtë e konsensusit ka bërë që shumë shtete evropiane ta pranojnë si lidere të Bashkimit Evropian – por Berlini pas Angela Merkelit duhet të ndryshojë radikalisht, sipas një studimi.

“Angela Merkel ka ardhur për të mishëruar një Gjermani të fortë e stabile, duke e pozicionuar veten si lidere e Evropës për më shumë se një dekade të krizave. Por ‘Merkelizmi’ nuk është më i qëndrueshëm. Merkeli mund të ketë menaxhuar me përpikëri status quonë në kontinent, por sfidat me të cilat përballet tash Evropa – pandemia, ndryshimi klimatik, gara gjeopolitike – kërkojnë zgjidhje radikale, jo ndryshime kozmetike. BE-ja ka nevojë për një Gjermani vizionare”, ka thënë Piotr Buras, bashkëautor i raportit të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Studimi, i bazuar në sondazhe në 12 shtete të BE-së, ka gjetur përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme për lidershipin gjerman brenda bllokut, para largimit të saj pas zgjedhjeve federale në Gjermani.

41 për qind e respondentëve, përfshirë shumicën në Holandë (58%), Spanjën (57%) dhe Portugalinë (52%) kanë thënë se do të preferonin Merkelin para Emmanuel Macronit të Francës në një garë hipotetike për president të BE-së.

Image

Në 12 shtetet po ashtu i besuan më shumë Gjermanisë për të mbrojtur interesat e përbashkët, sidomos në çështjet ekonomike dhe financaire.

Edhe Kush është shefi i Evropës Botë Kush është shefi i Evropës

Secili shtet me politika të ndryshme, përfshirë Spanjën (45%) dhe Hungarinë (50%) kanë përkrahur lidershipin ekonomik gjerman, me Italinë që ishte “kundërshtarja” më e madhe me vetëm 24 për qind përkrahje.

Ngjashëm, 35 për qind e evropianëve që morën pjesë në studim, kanë thënë se do të ishin të lumtur po që se Berlini vazhdon udhëheqjen e Be-së në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Shumica e tyre po ashtu kanë thënë se pa Merkelin do të kishte më shumë luftëra në botë.

Ndërkaq përkrahja për Berlinin si lider gjeopolitik ishte më e ulët. Vetëm 25 për qind besuan se Gjermania duhet të menaxhojë raportet e BE-së me Amerikën.

Raporti po ashtu shfaqi një mospërputhje të asaj se si evropianët e shohin Gjermaninë dhe si Gjermania e sheh vetveten, me gjermanët që konsiderojnë se shteti i tyre duhet të ketë rol edhe më të madh në BE.

Edhe Gjermania e Merkelit, lidere e botës së lirë Botë Gjermania e Merkelit, lidere e botës së lirë

Vetëm në pyetjen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për demokracinë, më shumë se një e treta e gjermanëve kanë deklaruar se shteti i tyre mund t’i mbrojë interesat e BE-së.

Gjermanët po ashtu janë shfaqur pesimistë për të ardhmen e tyre pas Merkelit, me shumicën (52%) që besojnë se “kohërat e arta” kanë kaluar. Këtë mendim e kanë 34 për qind e 12 shteteve të anketuara. Vetëm 10 për qind besuan se ka ende kohë për të ardhur “kohërat e arta”.