Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Portugalia merr masa të reja për ndaljen e valës së re

Rrugët dhe sheshet në kryeqytetin portugez janë pothuajse të shkreta në natën e së shtunës, pasi Qeveria portugeze ka nisur zbatimin e masave të reja me qëllim të frenimit të përhapjes së variantit të koronavirusit, Omicron.

Ky vend po përballet me valë të re pavarësisht se është një prej vendeve me shkallën më të lartë të qytetarëve të vaksinuar në Bashkimin Evropian. Kryeministri Antonio Kosta ka bërë të ditur se masat e reja janë fuqizuar mesnatën e së shtunës, duke e bërë të detyrueshme punën nga shtëpia. Njëherësh janë mbyllur klubet dhe baret.

Me shkallën e infektimeve që po ngrihet, pavarësisht 87 për qind të portugezëve të vaksinuar, Qeveria ka thënë se është e detyruar të marrë masa nga frika e përhapjes së madhe e virusit gjatë festave të fundvitit. Masat do të jenë në fuqi deri më 9 janar. Për hyrje në kinema, teatër e qendra sportive kërkohet test negativ.