Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Francezët reagojnë pas ashpërsimit të masave

Qeveria franceze ka nisur zbatimin e masave të reja kundër COVID-19 në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Megjithatë, masat drastike nuk janë zbatuare para natës së Vitit të Ri.

Nga java e ardhshme, ngjarjet e mëdha do të mbahen vetëm me kapacitete të kufizuara. Do të ndalohet ngrënia në kinema, teatro, qendra sportive dhe transport publik, përfshirë edhe në rrugë të gjata, ka bërë të ditur Qeveria franceze. Masat e reja do të zbatohen së paku tri javë.

Qytetarët e intervistuar kanë thënë se Qeveria po mundohet gjithçka që mundet për të ruajtur shëndetin publik. Masat e reja janë marrë pasi Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja brenda një dite të vetme. Është hera e parë prej fillimit të pandemisë që regjistrohet një shifër kaq e lartë ditore.

Artikuj të ngjashëm