Franca do të mbajë mbledhje emergjente pasi të shtunën u regjistruan për herë të parë që nga fillimi i pandemisë mbi 100 mijë raste të reja me koronavirus, shkruan "Daily Mail".
Të shtunën u regjistruan 104.611 raste të reja dhe ishte dita e tretë rresht ku u vendos rekord ditor për raste pozitive.
Po ashtu rastet me COVID në spitale janë dyfishuar gjatë muajit të fundit, ndërsa varianti i ri Omicron po vazhdon të përhapet dhe po detyron Qeverinë e Francës që të vendosë për një mbyllje të re.
Në tepër se 1 në 100 persona në rajonin e Parisit kanë rezultuar pozitivë gjatë javës së fundit, sipas shërbimit rajonal shëndetësor.
Shumica e infeksioneve të reja janë të lidhura me variantin e ri Omicron.
Më tepër se 1000 persona kanë vdekur në Francë nga COVID-19 gjatë javës së fundit, duke e sjellë shifrën totale të të vdekurve në mbi 122 mijë.
Edhe
Franca kthen bartjen e maskave
Kreu i njësitit intensiv në spitalin La Timone në Marseille, ka treguar se shumica e pacientëve me COVID-19 janë të pavaksinuar.
Qeveria do të mbajë një mbledhje emergjente të hënën për të diskutuar për hapat e radhës. Disa shkencëtarë dhe po ashtu edukatorë kanë bërë thirrje që kthimi në shkolla pas pushimit të Krishtlindjeve të shtyhet, apo të rikthehet sërish ora policore.
Por, ministri i Arsimi ka thënë se shkollat duhet të rihapen si zakonisht më 3 janar.