Autoritetet franceze kanë miratuar të hënën masa të reja dhe më të rrepta kundër koronavirusit, duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës për katër javë.
“Diskotekat do të mbyllen për katër javë, deri në fillim të janarit”, tha kryeministri Jean Castex, i cili u bëri thirrje francezëve të reduktojnë kontaktet sociale.
Castex tha se personat mbi 65-vjeç do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës pa një termin dhe shtoi se qeveria po planifikon vaksinimin për fëmijët e moshës pesë deri në 11-vjeç.
Numri i të infektuarve është në rritje për shkak të llojit delta të koronavirusit dhe të dielën janë regjistruar 42.252 persona të infektuar.
Deri më tani në Francë janë zbuluar 25 raste të infektimit me variantin më të fundit, omicron, ndërkohë që nga fillimi i epidemisë kanë vdekur gati 120 mijë persona. /ksp
-
Francezët reagojnë pas ashpërsimit të masave
-
Nga janari Franca futet në masa të rrepta
-
Franca pritet të shtrëngojë masat, pas regjistrimit të mbi 100 mijë rasteve të reja me koronavirus
-
Franca lejon rihapjen e klubeve të natës për të vaksinuarit
-
Franca drejt mbylljes së tretë nëse ora policore nuk jep efekt kundër koronavirusit