Klubet e natës në Francë janë lejuar të hapen sërish nga e premtja, pavarësisht faktit se ky shtet po përballet me një lulëzim të rasteve të reja me COVID-19, si pasojë e variantit indian “Delta”.
Lokalet e natës, të cilat ka afërsisht 16 muaj që kanë qëndruar të mbyllura, hapen me kapacitet 75% ndërkohë që ata të cilët duan të hyjnë brenda, duhet të kenë dëshmi të vaksinimit ose test negativ për koronavirus në hyrje.
Kjo ka bërë shumë lokale që të ngurrojnë të hapen marrë parasysh se vetëm 21% e njerëzve të moshave 18 deri 29 vjeç, që është grup-mosha e cila frekuenton më së shumti klubet e natës, janë të vaksinuar me të dy dozat a vaksinës anti-COVID.
Edhe maskat janë të rekomanduara gjatë qëndrimit në këto lokale, ndonëse nuk janë obligative.
Presidenti francez, Emannuel Macron pritet t’u adresohet qytetarëve të hënën, pas një takimi që do të ketë fillimisht me ministrat e përfshirë në krizën shëndetësore.
-
Epoka e klubeve të natës po përfundon
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Franca përjeton natën më të nxehtë në histori, shkon në 40 numri i të vdekurve
-
Franca kufizon konsumimin e alkoolit për shkak të valës së madhe të të nxehtit