Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca nisë vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç kundër COVID-19

Franca do të nisë vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër COVID-19 duke filluar nga e mërkura, ka bërë të ditur ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, për degën franceze të CNN, BFMTV.

Të hënën, Autoriteti Kombëtar Francez për Shëndetin (HAS) ka thënë se ishte në favor të hapjes së vaksinimit "opsional" për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.

Veran shtoi se varianti Omicron, i cili tani përbën 20% të rasteve totale me COVID-19 në Francë, do të përfaqësojë 35-45% të rasteve brenda pak ditësh.

"Do të përfaqësojë shumicën e rasteve midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”, ka deklaruar ai.

"Ne do të kapërcejmë 100,000 ndotje në ditë deri në fund të muajit sipas modeleve të projeksionit”, ka shtuar ai

Veran ka thënë se fushata e tretë e vaksinimit do të përshpejtohet për të "lejuar dozën përforcuese qysh në 4 muaj pas injektimit nga java e ardhshme, në vend të janarit", por së shpejti nuk priten kufizime të reja.