Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Polonia përballet me përpjekje të reja për thyerje të kufirit

Polonia është përballur me shumë përpjekje për të thyer kufirin me Bjellorusinë gjatë natës, por tani në vend të ngjarjes janë 15.000 trupa për t’i zmbrapsur ato, ka thënë ministri i mbrojtjes.

Të paktën 2000 emigrantë të janë bllokuar në kufi, e cila është bërë qendër e një mosmarrëveshje ndërkombëtare që është gati në përshkallëzim.

Për muaj të tërë, Bashkimi Evropian e tani edhe NATO e SHBA-ja kanë akuzuar liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për provokimin e një krize të përtërirë refugjatësh në Evropë.

Kohët e fundit, Polonia dhe Bjellorusia akuzojnë njëra-tjetrën për përdorim të dhunës në kufi.

Por ministria e mbrojtjes e Polonisë ka postuar një video në Twitter, duke pretenduar se një ushtar bjellorus qëlloi një të shtënë për të frikësuar emigrantët e vendosur pranë telit të briskut.

“Nuk ishte një natë e qetë. Ishin disa tentativa për ta thyer kufirin e Polonisë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.