Serbia dhe Rusia nuk janë ftuar në aktivitetin që mbahet në Varshavë më 1 shtator me rastin e 80-vjetorit të nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Mediat serbe raportojnë prej dy ditësh me një frymë skandali mohimin që i bëhet Serbisë, një vend që ka kontribute të mirënjohura në këtë luftë dhe që ishte një ndër viktmat, por edhe fitueset e saj.
Thuajse të gjitha kanë vënë në dukje se ky është rasti i dytë kur Serbia fyhet publikisht duke mos i njohur kontributin e saj historik, pas asaj që ndodhinë aktivitetin e zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, kur presidenti Vuçiq u caktua të qëndronte pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që qëndronte në krah të homologut rus, Vladimir Putin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e një ftese për Serbinë dhe Rusinë, ngjan tërësisht absurde nëse shihet nga plani historik, por siç shkruajnë mediat serbe, i Ngarkuari me Punë i ambasadës polake në Beograd, Pavel Sokolovski, ka deklaruar se ftesa u është dërguar vendeve të ngushta partnere nga BE, NATO dhe atyre në Lindje.
Në aktivitet thuhet se do të marrin pjesë edhe vende si Gjeorgjia, Armenia apo Ukraina, duke e bërë atë kryekëput një ngjarje politike.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e ka cilësuar të trishtë situatën e krijuar, ndonëse në rastin e Serbisë duhet thënë se ka një lloj alibie: në kohën kur nisi LIIB, Serbia nuk ekzistonte si entitet politik, pasi ajo përfshihej në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, njësoj sikurse Rusia ishte inkuadruar si njësi e Bashkimit Sovjetik.