Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbët mbështesin Rusinë, boshnjakët ukrainasit e pushtuar

Marshime pro-ruse janë organizuar të hënën në Serbi dhe në entitetin e drejtuar nga serbët në Bosnjë-Hercegovinë, në ditën kur janë mbajtur ceremoni për të shënuar humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Serbia organizoi fluturime me avion ushtarak dhe zyrtarët vendosën kurora me lule si pjesë e festimeve.

Një ministër i kabinetit serb dhe ambasadori i Rusisë në Serbi iu bashkuan dhjetëra njerëzve në marshimin e mbështetur nga Moska në Beograd, një ngjarje vjetore që pasqyron atë që festohet në Rusi për t’i nderuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Marshuesit mbanin flamuj dhe pankarta pro-ruse, si dhe figurën e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe shenjën e madhe “Z” që simbolizon mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Serbia në Kombet e Bashkuara ka dënuar sulmin rus, por ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Moskës – pavarësisht se zyrtarisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Edhe Në gjithë botën protestohet kundër Rusisë, në Serbi marsh pro saj Botë Në gjithë botën protestohet kundër Rusisë, në Serbi marsh pro saj

Ndjenjat pro-ruse dhe mbështetja për pushtimin mbeten të larta në Serbi dhe në mesin e serbëve të Bosnjës, udhëheqësit populistë të të cilëve kanë nxitur marrëdhënie të ngushta me Putinin.

Në qytetin kryesor serb të Bosnjës, Banja Luka, zyrtarët e lartë dhe ambasadori rus në Bosnje morën pjesë në marshimin që përfshinte pankarta që mbështesnin hapur pushtimin rus.

"Sot është dita e paralajmërimit, sepse ne shohim se neo-nazizmi ngre kokën. Të gjithë do t'i arrijmë qëllimet tona dhe do të arrijmë atje ku duhet", u tha gazetarëve ambasadori Igor Kalabuhov.

Ambasada e Ukrainës në Beograd kritikoi Serbinë, duke thënë se zyrtarët e ambasadës shënuan Ditën e Fitores të dielën, pa praninë e zyrtarëve serbë.

Ambasada thuhet në deklaratë, “nuk ka të drejtën morale dhe dëshirën njerëzore për të nderuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore së bashku me përfaqësuesit e regjimit kriminal të Putinit”.

Qindra familje të viktimave të luftës në Bosnjë-Hercegovinë janë mbledhur në Sarajevë në mbështetje të Ukrainës.

Edhe Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin Rajon Putin: Vuçiqi erdhi në Moskë edhe pse u përpoqën ta ndalnin

Nënat e Srebrenicës bashkë me familjet e fëmijëve të vrarë në Sarajevë kanë mbajtur pankarta në përkrahje të njerëzve në Mariupol.

Ato kanë vendosur kurora lulesh në memorialin për fëmijët e vrarë në luftë dhe kanë thënë se e kuptojnë fort mirë dhimbjen dhe vuajtjen e ukrainasve.