Derisa protestat kundër pushtimit rus të Ukrainës po bëhen më të shpeshta e më masive, madje edhe nëpër qytetet e Rusisë, në Serbi ndodh e kundërta.
Në Beograd, mbrëmë është mbajtur një marsh ku i është dhënë përkrahje Rusisë për pushtim të Ukrainës.
Në videon e pozuar në Facebook, dëgjohet duke u thirrur: Serbët, rusët, vëllezër përgjithmonë”. Shihen edhe foto të Putinit dhe flamujt të Serbisë e Rusisë. Video është postuar edhe nga media ruse “ura.ru”.
Rusia ka nisur të enjten pushtimin e Ukrainës, mirëpo për këtë veprim ka gjetur përkrahje në fare pak vende të botës, kryesisht diktatoriale apo gjysmë demokratike.
Serbia, në qëndrimin e saj zyrtar ka thënë se “e përkrah sovranitetit territorial të Ukrainës”, por ka refuzuar t’i bashkohet botës perëndimore për sanksione ndaj Rusisë.
В Сербии, в городе Белград прошла массовая акция в поддержку действий России в Украине.«Сербы! Русские! Братья навсегда!». В Сербии, в городе Белград прошла массовая акция в поддержку действий России на Украине.
Posted by Информационное агентство Ura.Ru on Saturday, February 26, 2022